E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i SHISH

Kur ka kaluar më pak se një muaj nga marrja e detyrës, Presidenti Bujar Nishani ka marrë vendimin e parë të tij duke shkarkuar Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Ky vendim i Presidentit Nishani do të thote se është marrë në harmoni të plotë me Kryeministrin Sali Berisha, pasi është kreu i Qeverise ai që propozon shkarkimin nga detyra të shefit të Shërbimeve Sekrete. Presidenti ka dekretuar edhe drejtorin e ri të SHISH-it.

Ai eshte Visho Ajazi Lika, aktualisht zëvendësministër për Teknologjine e Informacionit në Ministrinë e drejtuar nga Genc Pollo. Drejtori i ri i SHISH-it ka patur nje pervoje pune gjate kohes qe zoti Berisha ishte President i vendit, çka do te thote se mes te dyve ka njohje dhe bashkëpunim të vjeter, natyrisht edhe te konsoliduar, përderisa drejtori i ri i SHISH-it është aktualisht një nga anetaret e kabinetit qeveritar në postin e zëvendësministrit.

Ajo qe e ben te rendesishem kete dekretim te Presidentit Nishani, nuk eshte vetem emri i ri i Shefit te Sherbimeve Sekrete, por edhe drejtori i shkarkuar Bahri Shaqiri. Me zotin Shaqiri, kryeministri Berisha ka patur qe ne fillim nje mungese marredheniesh, duke treguar hapur mungesen e preferences per Bahri Shaqirin, i cili ka patur mbeshtetje publike dhe jo publike nga partneret nderkombetare, kryesisht nga Ambasada Amerikane, qe eshte dhe nje nga kontributoret me te medhenj per konsolidimin e sherbimeve inteligjente ne Shqiperi.

Mbeshtetja me e forte publike nga Ambasada Amerikane iu dha Bahri Shaqirit ne vitin 2009, kur qeveria beri disa ndryshime ne ligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit. Keto ndryshime, mes te tjerash, percaktonin vendosjen e nje mandati kohor ne ushtrimin e detyres se Shefit te Sherbimeve Sekrete. Ky percaktim u kundershtua publikisht nga ambasadori i kohes, John Withers dhe nen ndikimin e tij, disa deputete te mazhorances nuk i dhane voten ligjit te qeverise, duke bere qe ai te shtyhet edhe sot e kesaj dite.

Madje, konflikti ne Tirane u transferua deri ne Bruksel, ku qe vendimtare nderhyrja e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, qe permes nje telefonate i kerkoi zyrtarisht kryeministrit Berisha te terhiqej nga vendimi i tij per te kerkuar shkarkimin e drejtorit te SHISH.

Marredhenia mes qeverise dhe Sherbimit Informativ Shteteror ne drejtimin e Bahri Shaqirit u tensionua edhe me shume pas 21 Janarit, kur kryeministri Berisha deklaroi se Sherbimi, megjithe kerkesen e policise, nuk solli asnje informacion per ate qe kryeministri Berisha e quajti "puç" te opozites dhe disa insitucioneve per rrezimin e qeverise.

Vendimi i Presidentit Nishani per te shkarkuar kreun e Sherbimit Sekret Bahri Shaqiri duket se ka zene ne befasi edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nje burim zyrtar i nivelit te larte ne Ambasaden e Shteteve te Bashkuara i tregoi Top Channel se Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk jane vene ne dijeni me pare, nuk jane informuar zyrtarisht per shkarkimin e zotit Shaqiri. Burimi ne fjale u shpreh se Shtetet e Bashkuara jane te befasuara nga ky vendim kaq i shpejte dhe i papritur. Kreu i Sherbimit Informativ Shteteror ka qene objekt i nje konflikti mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe kryeministrit Berisha dy vjet me pare, kur ato iu kundervune fort dhe hapur kerkeses se kreut te qeverise per shkarkimin e drejtorit te SHISH-it.

Nderkaq, ne telegramet e urimit derguar pas zgjedhjes ne detyre, i gjithe faktori nderkombetar deri te Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton nenvizonin rendesine e Presidentit te ri ne ruajtjen e pavaresise se institucioneve, duke nenkuptuar sistemin e drejtesise, gjyqsorin dhe prokurorine, por edhe sherbimin sekret.

Reagimi i Ramës në Twitter

"Per llogari te KM, Presidenti zevendesoi Drejtorin e Sherbimit Sekret me nje sherbetor te Saliut njesoj sic eshte dhe vete.Cfare turpi! Turp sepse rrenoi pavaresine e SHISH;sepse e beri kete pa u konsultuar me aleatin me te madh strategjik te Shqiperise;sepse ktheu kohen pas! Ky vendim i Presidentit eshte akti me ekzemplar i varesise se tij nga KM e do te sjelle pasoja negative per jeten politike e institucionale".

FRD: Berisha po uzurpon institucionet

Fryma e Re Demokratike reagon për shkarkimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

"Kryeministri Berisha po uzurpon të gjitha institucionet kushtetutese. Shqiperia po i largohet BE-se dhe standardeve te NATO-s dhe po shkon drejt modelit 'Lukashenko'. Kembanat e alarmit po bien per qytetaret shqiptare dhe faktorin nderkombetar", thuhet në reagim.

Aleanca Kuqezi: Berisha pushtoi çdo institucion

Pas lëvizjes së fundit reagoi edhe Aleanca Kuqezi, e cila vlerëson se 'pas shkarkimit të kreut të SHISH-it me kërkesë të Kryeministrit dhe emërimit në këtë post të Visho Likës, Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion'.

"U bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes sepse përgjohen nga Partia Demokratike. Në Shqipëri nuk ka më institucione, por seksione të Partisë Demokratike. Tani Shërbimi Informativ transformohet në shërbim të Partisë dhe me emërimin politik të Visho Likës, Berisha nis gjuetinë e përgjimeve dhe ndjekjeve", thuhet në deklaratë.

Kush është Visho Lika?

Visho Lika është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega matematikë (1976-1981).  Në vitin 1991 ai mbrojti doktoraturën në shkenca kompjuterike dhe në periudhën mars-korrik 1993 dhe një studim post doktoraturë në Universitetin Politeknik të Barcelonës.

Ndërkohë që në periudhën maj 1993- qershor 1997, mbante postin e diplomatit dhe të drejtorit në Ministrinë e Jashtme.(ne kohen e presidences se Berishes)

Që nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani ai mbante detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›