E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet trajneri i Vllaznise Mojash Radonjic

SHKODEumlR- Ka mjaftuar nje mbledhje tre oreshe ne mesditen e sotme ne klubin e futbollit Vllaznia per te vendosur largimin nga detyra te trajnerit te kuqebluve malazezit Mojash Radonjic.
Lajmi u be i ditur nga ana e presidentit te Vllaznise Valter Fushaj i cili tha se Klubi i futbollit Vllaznia ne analizen e bere per ecurine e ekipit ne keto 8 jave kampionat ka vendosur te largoje nga puna trajnerin Mojash Radonjic. Sipas tij motivacioni i ketij largimi ka te beje me rezultatet e dobeta sportive te ekipit nderkohe qe kontrata e lidhur mes malazezit dhe klubit Vllaznia eshte zgjidhur me mirekuptim dy palesh.

Problemi i pare pas shkarkimit te trajnerit Radonjc eshte gjetja e trajnerit te ri. Per kete problem presidenti i Vllaznise Valter Fushaj tha se te zgjidhet brenda dy diteve te ardhshme ne menyre qe ai te jete ne krye te ekipit diten e merkure te javes se ardhshme.

Edhe pse zoti Fushaj mjaftohet duke thene se trajneri i ardhshem i Vllaznise do te jete shqiptar dhe njeri nga ato te pervojes qe sot nuk eshte i angazhuar me drejtimin e asnje klubi shqiptar nga burime konfidenciale brenda selise se klubit kuqeblu mesohet se nga tre kandidaturat e mundshme ato te Mirel Joses Sulejman Staroves dhe Shpetim Duros ky i fundit duket me afer marrjes se ketij posti.
e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›