E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet furra ku digjeshin goma dhe mbetje plastike, IKMT aksion pas një ankese

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të mërkure.

Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan.

Inspektorët shkuan në terren pas një ankese që kishte mbërritur në institucion.

Pas verifikimit të nevojshëm, inspektorët vendosën shembjen e strukturës së furrave.

Rasti u referua edhe në polici, për identifikimin e kundërvatësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›