Shkelet leja e ndërtimit/ IMT nis shembjen e disa vilave në një kompleks në Sauk

IMT nis shembjen e disa vilave në një kompleks në Sauk. Aksioni vjen pasi u arrestuan 5 inspektorë të IMT.
Ata akuzohen se lejuan ndërtimin pa leje të tre vilave luksoze në një zonë rezidenciale në Sauk.
Objektet u bllokuan disa ditë më parë pasi ishin në shkelje të lejes ndërtimore.
Policia shpalli në kërkim 6 persona, mes të cilëve 3 inspektorë të IMT, ndërtues dhe zhvillues të projektit./abcnews.al