Shkëlqejnë Donçiç dhe “Wemby”/ Dy yjet europianë të basketbollit, sërish protagonistë në NBA

NBA dhuroi një tjetër mbrëmje spektakli, ndërsa edhe një herë ata që shkëlqyen më shumë ishin yjet europianë, Luka Donçiç dhe Victor Wembanyama.
Slloveni mbylli ndeshjen e pestë në këtë sezon me më shumë se 30 pikë, duke ndihmuar Los Angeles Lakers në fitoren 121-111 në transfertën kundër Charlotte.
Donçiç ishte realizuesi më i mirë I ndeshjes me 38 pikë, ndërsa I shtoi paraqitjes së tij 6 topa të kapur në tabelë dhe 7 asistime për shokët e skuadrës.
Basketbollisti 26 vjeçar është kthyer në liderin e Lakerës, që ende presin LeBron James të kthehet nga dëmtimi dhe të bëjë debutimin në këtë sezon të rregullt rekord, si i 23-ti në karrierë.
Donçiç ka një mesatare të frikshme me 31.1 pikë, më shumë se 9 ribaund dhe po aq asistime për ndeshje.
Falë tij, skuadra kaliforniane ka një rekord me 8 fitore dhe 3 humbje, duke u renditur përkohësisht në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.
I njëjti diskutim vlen edhe për Victor Wembanyama. Basketbollisti francez ishte protagonist në fitoren e çmendur me përmbysje të San Antonio në transfertën e Chicago kundër Bulls me rezultatin 121-117.
“Ëemby” shënoi 38 pikë, kapi 12 topa në tabelë, dha 5 asist dhe bëri 5 bllokime në këtë ndeshje. Por vendimtare ishin 17 pikët e realizuara në periodën e katërt, që sollën rikuperimit e dizavantrazhit prej 13 pikësh që kishin Bulls. Me këtë fitore, San Antonio renditet në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore të NBA./abcnews.al