Shkëlqen Januzaj, humbë Man United

Adnan Januzaj e ka zhvilluar edhe një ndeshje të suksesshme në fanelën e Manchester United. Ylli kosovar ka startuar në ndeshjen që Manchester United e humbi nga Yokohama Marions.
Marquinhos kaloi japonezët në epërsi pas 27 sekondave lojë. United u kthye në lojë me golin e talentit Lingard dhe autogolin e Tashiros për epërsinë 2 me 1.
Fabio në minutën e 50 dhe Fujita në minutën e 88 realizuan për fitoren e japonezëve.
Kjo është humbja e dytë për David Moyes me United, ndërsa paraqitja e dytë e bukur për Januzajn.