Shkëlqen Jessie J
Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 07:55
Këngëtarja e hiteve të mëdha angleze, Jessie J ka treguar se ajo gjithmonë është një person që i përkushtohet me tërë qenien e saj muzikës.
Ajo ka shkëlqyer gjatë të dielës në festival “V”, ku ka bërë një paraqitje perfekte në të.
Këngëtarja – e cila kishte pasur një operacion në këmbë për shkak se e kishte thyer – është paraqitur shumë mirë në këtë festival, përderisa kënga “Nobody’s Perfect” ka bërë që adhuruesit e saj të bien në trans duke kënduar.