Shkëlqim Osmanaj i “Indeksonline” shpallet gazetari i vitit

Shkëlqim Osmanaj i “Indeksonline” është shpërblyer me mirënjohje si gazetari sportiv i vitit. Ky vlerësim i është ndarë nga “Nacional” e cila është gazetë javore, letrare, kulturore, me seli në Tiranë, Prishtinë dhe Maqedoni.
Shkëlqim Osmanaj mori vlerësimin nga përfaqësuesit e redaksisë së gazetës bazuar në rezultatin e punës dhe performancës së tij gazetareske, duke ndjekur e shkruar vazhdimisht në mënyrë profesionale për aktivitetet sportive, kulturore, rinore.
Shkëlqim Osmanaj është gazetar profesionist i agjencisë më të madhe në Kosovë “Indeksonline” dhe anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK).
“Nacional” ka vlerësuar dhe dy kontributoret e tjerë për promovimin e kulturës shqiptare, shkrimtarët: prof. Ndue Ukaj dhe prof. Dr. Shabaze Vishaj, anëtare e Institutit Albanologjik të Kosovës. Që kanë dëshmuar performancë të shkëlqyer me shkrimet e tyre kryesisht në letërsi, kulturë të përgjithshme, trashëgiminë kulturore, integrimet evropiane, për aktivitetet letrare.
Kontributor të “Nacionalit” janë shkrimtarët dhe figurat më eminente të kulturës shqiptare, sikurse: Ismail Kadare, Skënder dhe Elida Buçpapaj, prof.dr. Uran Butka, prof.dr. Moikom Zeqo, prof. Ndue Ukaj, prof. Dr. Shahbaze Vishaj, përkthyesi Anton Papleka, dr. Lulzim Dema, prof. Dr. Avzi Mustafa nga Shkupi, dhe deri para pak muajsh edhe i ndjeri Ali Podrimja, e shumë figura të tjera të kulturës sonë..
Gazeta "NACIONAL" drejtohet nga Flamur Buçpapaj - drejtor i “Nacional Group” dhe Mujë Buçpapaj - drejtor i Qendrës Kulturore “Pjetër Arbënori” në Tiranë.
"
NACIONAL" është gazetë pavarur dhe neutrale, e cila trajton temat kryesisht kulturore, shoqëri, sport, fejtone, udhëtime, opinione. Publikohet me disa mijëra ekzemplarë për çdo javë në Tiranë dhe shpërndahet rregullisht në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjendet në tërë Kosovën në disa pika kryesore të shpërndarjes së kiosqeve të menaxhuara nga "Shpërndarja Rilindja" sh.p.k. Selia e gazetës "NACIONAL" gjendet në Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë / Shqipëri, dhe përfaqësia në Kosovë.
Tiranë/Prishtinë 27 dhjetor 2012