E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim Sneijder – Pato?

Milani ka marrë dritë jeshile për transferimin e Wesley Sneijder, raportojnë mediat italiane.

Rossonerët raportohet se kanë punuar aktivisht për të bindur njëshin e Interit të bëjë një transferim nga njëri te klubi tjetër rival.

Milani, që tashmë e ka humbur Andrea Pirlon dhe pritet të jetë edhe pa Clarence Seedorf sezonin e ardhshëm, ka probleme me frymëzimin në mesfushë dhe e ka identifikuar Sneijderin si një zgjidhje ideale.

Edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë ka shqyrtuar mundësinë e largimit të holandezit tek rivalët lokal, por ai ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Alexandre Paton.

Sipas mediave italiane, për momentin gjithçka është e mundshme dhe negociatat pritet të vazhdojnë javën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›