E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbimi me armë në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte me 23-vjeçarin e plagosur

Një person u plagos dhe një tjetër u arrestua gjatë një operacionit të Policisë në Mamurras.

ABC News mëson se personi i arrestuar i identifikuar si Amadeo Fufi është djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

Amadeo Fufi ndodhej me të kërkuarin gjatë ngjarjes. Ndërsa i plagosur mbeti 23-vjeçari Leonard Dema pasi ka tentuar të përplasë me automjet efektivët duke rrezikuar jetën e tyre.

Gjatë kësaj situate policia ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe ky ka qenë dhe momenti kur 23-vjeçar është plagosur në bark.

Ai u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›