Shkëndije Mujaj, gjen djaloshin e ëndrrave

Shkëndije Mujaj si duket e ka gjetur djaloshin e ëndrrave të saj. Lidhjen e saj të dashurisë ajo e ka bërë publike në adresën e saj në rrjetin social “Facebook” duke shkruar se: “jam në një lidhje”. Këngëtarja duket se këtë lidhje e ka nisur së fundi, meqë dje ka ndryshuar edhe statusin nga “beqare” në “një marrëdhënie", shkruan Zëri.
Duke mos dashur të flas në opinion për identitetin e të dashurit të saj, na lë të kuptojmë se Shkëndija këtë lidhje po e mban ende “sekret”. Ndërkaq sa i përket krijimtarisë muzikore, ajo së shpejti do të sjellë në treg projektet e reja./Indeksonline/