E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkëputet nga shtylla teli i energjisë/ Shkarkesa e energjisë çan gomat e betonieres

Një tel është shkëputur nga shtylla në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk.

Si pasojë e shkarkesës elektrike, gomat e një betoniere që ka qenë duke punuar janë çarë.

Policia nuk raporton për persona të lënduar, ndërsa bën me dije se po punohet për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›