Shkodër – Mbi 400 vizita ditore në Poliklinikë, shtohen mjekët për të përballur fluksin e pacientëve

Nisja e stinës së verës dhe rritja e temperaturave ka sjellë më shumë qytetarë, të cilët i drejtohen poliklinikës së specialiteteve për konsulta. Kjo rritje, sipas drejtorit të poliklinikës në Shkodër, Egir Lezha, ka ardhur në masën 20-30%.
“Kemi shtuar specialitetet nga 15 në 20. Këto mbështeten edhe nga stafi i infermierëve dhe shtimin e kapaciteteve të stafit. Vizitat në këtë periudhë janë shtuar me 20-30 % në çdo specialitete”, tha drejtori.
Për shkak të nevojës së shtuar, disa prej specialiteteve janë dubluar në mënyrë që të përballohet situata.
“Kemi dubluara disa specialitete që kanë problematikat më të mëdha si neurologjia, kardiologjia, endrokrinologu, shërbimi infektiv”, tha ai
Çdo ditë mesatarisht 400 qytetarë i drejtohen poliklinikës në Shkodër për të kërkuar ndihmë mjekësore në një nga 21 specialitetet që ajo ofron për qarkun Shkodër.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/