Shkodër- Pastrimi i fshatit Boks, Rama: Pasqyrë e aksionit të përditshëm për të mbajtur mjedisin pastër

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër, ka filluar një betejë të re kundër ndotjes së mjedisit në fshatin Boks. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale edhe një pamje nga aksioni për pastrimin e mjedisit në këtë fshat.
“Fshati Boks në Shkodër është një tjetër pasqyrë e aksionit të përditshëm për të mbajtur mjedisin pastër”, shkruan Rama.
Bashkia e Shkodrës u bën thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë mision të rëndësishëm për të mbrojtur mjedisin. Në të gjitha bashkitë e vendit vijon aksioni për pastrimin e mjedisit në prag të sezonit turistik.
/rtsh.al/