E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkodër/ Dyshohet se kanosi me thikë një grua, ndalohet 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës. Sipas policisë ka kanosur me mjet prerës një 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur i Zi.

Ndërkohë pas hetimeve është mësuar se 66-vjeçari është dërguar në spitalin Psikiatrik të Shkodrës, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit autorit të dyshuar dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›