Shkodër-Kanosën me armë zjarri fqinjin e tyre, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçare

Një 37-vjeçar është vendosur në pranga ndërsa një 22-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, po punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës.
Policia bën të ditur dinamikën e ngjarjes ku policia e mbështetur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë, ndërsa 22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.
Ndërkaq, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari. Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë. 22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/