E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Meta: Berisha të pranojë kompromisin tonë për integrimin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim në Shkodër ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në këtë qark.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta ka premtuar se brenda 2 mandateve Aleanca për Shqipërinë europiane” do ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Meta i bëri thirrje kryeministrit Berisha të pranojë propozimin e LSI-së që 3 ligjet e kërkuara të miratohen në mandatin tjetër.

“Ndërkohë që kreu i PS-së e ka pranuar kompromisin jam i zhgënjyer që  kreu i PD-së  bën sikur nuk e kupton këtë kompromis duke kërkuar që ligjet të hyjnë në fuqi menjëherë sepse prioritet i tij mesa duket është mbushja e gjykatës së lartë me militantë. Unë shpresoj që të jem i gabuar  dhe Berisha për hir të integrimit të shqiptarëve ta pranojë kompromisin e LSI-së dhe Shqipëria të ecë përpara në Bashkimin Europian, sepse ne integrimin nuk e duam vetëm për vete, sepse integrimi i takon të gjithë shqiptarëve tha Meta.

Meta e ka cilësuar ekipin e tij për Shkodrën një ekip fitues, duke e vlerësuar LSI-në si një forcë që nderton ura dhe jo mure ndarëse.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›