Shkoder Situata epidemiologjike deri tani pa semundje infektive

Autoritetet e Ministrise se Shendetesise qe vizituan zonat e permbytura te Shkodres siguruan se per momentin nuk ka nje situate epidemiologjike por ata paralajmeruan popullaten se per shkak te uljes se temperaturave ne zonart e permbyturaeshte rritur mundesia e trasmetimit te semundejve permes ajrit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Pellumb Sulo njofton nga Shkodra.
Vazhdimi prej me shume se dhjete ditesh i permbytjeve ne zonen fushore te Nenshkodres dhe ne lagjet hyrese te qytetit shoqeruar me ndotjen e ujesjellesve te fshatrave dhe bllokimin e kolektoreve te shkarkimit te ujrave te zeza dhe te bardha ka rritur rrezikun e shfaqjes se epidemive ne rajonet e permbytura. Por autoritet e Ministrise se Shendetsis siguruan popullaten se deri tani situata epidemiologjike eshte nen kontroll. Drejtori i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili ishte ne Shkoder siguroi se nuk ka shperthime te semundjeve epidemiologjike. Nderkohe ai paralajmeroi se ulja e temperaturave ka rritur mundesine e trasmetimit te semundjeve permes ajrit.
Situata epidemiologjike eshte e qete nuk kemi rritje te semundshmerise infektive nuk kemi shperthime te semundjeve infektive. Natyrisht meqenese temperaturat ulen dhe te ftohtit e kemi te pranishem rritet mundesia e trasmetimit te semundjeve virozave stinore permes ajrit. Dhe ne kete drejtim kemi marre nje mase tjeter shume te rendesishme pasi kemi sjelle nje sasi te konsiderueshme te vaksinave kunder gripit stinor per te evakuarit
Zoti Pipero tha se Ministria e Shendetesise ka derguar ne Shkoder sasi te nevojshme vaksinash si dhe medikamentesh per te evakuarit me semundje kronike.
Ne zonat e permbytura te Nenshkodres nga dita ne dite shfaqen frikshem kafshe te ngordhura nderkohe qe stukturat higjeno -sanitare e kane te pamundur te kontrollojne per momentin situaten kjo per shkak te nivelit ende te larte te ujrave ne zonat e permbytura. Gjithashtu eshte paralajmeruar popullata e qytetit te Shkodres qe derisa te kene perfunduar analizat e nevojshme ta ziejne ujin e cesmave per te shmangur ndonje perhapje te mundeshme te epidemive.