E Premte, 6 Nëntor 2026

Shkodër/ Vritet me thikë i mituri, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, mbrëmjen e së hënës.

15-vjeçari Emiljano Gjoni është qëlluar me thikë nga një person gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve policore, autori është bashkëmoshatar i viktimës. Identifikimi i autorit u bë e mundur falë kqyrjes së kamerave të sigurise në zonë.

Policia po kryen kontrolle në banesën e autorit të dyshuar si dhe në zonë për arrestimin e tij./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›