E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder argjinaturat ende ne ndertim

Per here te pare pas me shume se 25 vitesh keto dite ka nisur puna per riparimin e argjinaturave te zones se nen-Shkodres.

E vetmja menyre per te shpetuar sado pak nen-Shkodren nga permbytjet ne rast reshje shiu tashme mbetet ngritja e nivelit te argjinaturave buze lumit Buna. Me nje fond prej 5 milione lekesh nga Ministria e Bujqesise Drejtoria e Bordit te Kullimit ne Shkoder eshte duke riparuar dhe ngritur argjinaturat ne vendet me problematike pergjate zones se nen-Shkodres qe pershkohet nga lumi.

Aktualisht eshte nderhyre ne argjinaturat e Shiqrit Zall Dajcit Mushanit Samrishit dhe Belaj nderkohe qe keto dy dite do te nderhyet ne argjinaturat e Pentarit dhe Luarzit. Argjinaturat jane ngritur nga 40 centimetra deri ne 1 meter e gjysem ne varesi te demtimit te tyre dhe per mbushjen e tyre jane hedhur rreth 12 mije meter kub dhera.

Nderkohe normalizimi situates gjate nje dite pas rreshjeve dhe uljes se ndjeshme e nivielit te ujrave ne lumenjte Kir Drin dhe Buna ka favorizuar punimet mbi argjinatura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›