E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dëmshpërblimi i bizneseve, reagojnë tregtarët: Po tallen me ne

Nga përmbytjet e vjetshme në Shkodër

SHKODER – Pas publikimit në media të listës së bizneseve që qeveria ka miratuar për të përfituar dëmshpërblimin, një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të këtyre bizneseve janë shprehur të indinjuar, duke akuzuar shtetin për mashtrim. Ky është një mashtrim i pastër, është shprehur Bukurie Hasani, një nga pronaret e një dyqani në pazarin e Shkodrës. Akoma, edhe tani që kemi lexuar shkrimin, na duket i pabesueshëm një lajm i tillë. Të gjithë janë dëshmitarë që për tri javë me radhë niveli i ujit në dyqanin tim i ka kaluar 1.5 m dhe akoma nuk e kemi marrë veten nga ajo dramë që kemi përjetuar, por tani po përjetojmë një tragjedi tjetër. Sipas tregtares, i gjithë malli në këtë lartësi, si sheqeri, kripa, biskotat, si dhe shumë ushqime të tjera kanë mbaruar dhe ato nuk i kanë marrë parasysh fare. Asnjë prej nesh nuk e ka fajësuar qeverinë për përmbytjen, pasi ajo ishte një gjë e cila ndodh kudo në botë, por mosmbajtjen e premtimit të dhënë, këtë gjë ne nuk do tia falim asnjëherë. Shpresojmë që të ketë qenë ndonjë gabim i ndonjë punonjësi mjeran i administratës shtetërore që nuk e di se çfarë do të thotë të shkojë dëm malli me të cilin siguron bukën e gojës për familjen, pasi në të kundërt, reagimi ynë do të jetë shembullor për qeverinë, është shprehur e indinjuar Hasani. Si ka mundësi që shteti me një të rënë të lapsit të ketë hequr 200 e ca biznese, shprehet një tjetër tregtar i lagjes Xhabie. Të gjitha argumentet e Tatim-Taksave janë një justifikim. Shteti më mirë të kishte thënë që nuk kemi lekë e nuk kemi se çfarë tju bëjmë, se sa të tallen në atë mënyrë. Në kohën e përmbytjeve, ishte muaji dhjetor, fundi i vitit 2010 dhe të gjithë kanë pasur licencat në rregull, faturat, bilance e të tjera të kësaj natyre, pasi ne nuk na kishte lënë kush të punojmë për një vit të tërë të palicencuar dhe pa letra të rregullta.                           r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›