E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkodër, dhunoi babanë, procedohet 24-vjeçari

Një 24 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë 24-vjeçari, banues në fshatin Boriç i Vogël ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 24 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›