E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, digjen dhjetëra rrënë ullinj

Zjarret në kodrat me ullishte të fshatit Zus të Shkodrës po përhapen me shpejtësi duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj.

Sipas informacioneve të fundit, situata është e rëndë, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët.

Ndërkohë edhe në Pogradec është njoftuar se ka rënë zjarr në pyllin e fshatit Gështenjas, ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit.

Banorët po tentojnë të shuajnë vetë flakët dhe të marrin nën kontroll situatën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›