Shkodër, dy aksidente bllokojnë rrugën nacionale

Shkak janë bërë dy aksidente të njëpasnjëshme. Aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të aksit rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, ku dy automjete me targa të huaja janë përplasur për shkak të një parakalimi të gabuar.
Vetëm pak minuta më pas, një tjetër përplasje automjetesh ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, ku sërish protagonistë të akisdentit janë bërë automjte me targa të huaja.
Aksidentet fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale. Një nga arsyet e bllokimit të rrugës është dhe fakti se drejtuesit e automjeteve nuk lëviznin makinat nga rruga pa kryer procedurat e inspektimit nga punonjësit e shoqërive të sigurimit.
Pas ndërhyrjes së policisë rrugore është bërë e mundur të normalizohet qarkullimi i automjeteve.