E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër, dy raste me brucelozë – Preçi: U asgjësua e gjithë ferma, jemi në gjurmim të vazhdueshëm

2 raste me brucelozë kanë rezultuar përgjatë këtij viti në qarkun Shkodër, për të cilat është bërë gjurmimi dhe asgjësimi i të gjithë fermës.

“Për vitin 2024 ne kemi pasur dy ferma, një fermë me 9 krerë lopë që janë eliminuar të gjitha dhe një fermë me një krerë lopë sepse i kemi eliminuar së fundmi. Janë kryer të gjitha procedurat sipas parashikimeve ligjore”, u shpreh Përgjegjës i Shërbimit Veteriner Shkodër, Mark Preçi.

Preçi tregon se po vijon vaksinimi i kafshëve kundër kësaj sëmundje.

“Po kryejmë procesin e vaksinimit të kafshëve të imëta kundër sëmundjes së brucelozës, vaksinim që kryhet tek brezi i ri dhe është një vaksinë që do të vazhdojë edhe vitin që vjen”, u shpreh Preçi.

Aktualisht shërbimi veteriner në Shkodër është në fazën e 3 të gjurmimit si për brucelozën po ashtu edhe tuberkulozin. Ky gjurmim po bëhet me anë të qumështit duke u analizuar përmes kampionëve në laboratorin qendror.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›