E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, e zë korenti teksa lidhte energjinë për banesën, vdes 27-vjecari

SHKODËR- -Një 27 vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, komuna Rrethina Shkodër, gjeti vdekjen mesditen e së dieles gjatë një kontakti me energjinë elektrike. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, bëjnë të ditur për ATSH-në se ngjarja në ndodhi në fshatin Grudë e Re, në një aks rrugor pranë ish Vinotekes, ku 27 vjeçari, Pjetër Mulliri 27 veç, kishte hipur në një shtyllë të tensionit të ulët për të rregulluar dritat e shtëpisë së tij.

Nga pakujdesia ai ka pasur kontakt me linjen e energjisë elektrike, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. “Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet, në përfundim do të jepet dhe informacioni përfundimtar”, citojnë burimet nga policia.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›