E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet Kujtim Kraja, i afërm i Edmir Koçisë

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Ekzekutimi tek varrezat e Dëshmorëve Edmir Koçija u ekzekutua më 28 nëntor 2012 Shkodër, vritet Edmir Koçija, i dyshuar për disa vrasje SHKODER - Kujtim Kraja, një i afërm i Edmir Koçisë i cili u ekzekutua më 28 nëntor të 2012 është vrarë para pak minutash pranë varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës.

Korrespondenti ynë Admir Agolli informon se viktimës Kujtim Kraja 45 vjeç i kanë bërë atentat, (sipas burimeve të para hetimore) nga dy persona. Vrasja ka ndodhur me breshëri automatiku sa plumbat kanë përshkuar tej për tej makinën.

45 vjeçari ka qenë me kamionçinën e tij teksa po derdhte disa inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve kur i kanë dalë para atentatorët.

EDMIR KOÇIA I DYSHUAR PER DISA VRASJE
Policia shkon në vendin e ngjarjes. Kujtim Kraja njihej si person pa precedentë penalë. Kujtim Kraja është djali i hallës i Edmir Koçisë. E vetmja pistë hetimi e kësaj vrasje për momentin është lidhja familjare që 45 vjeçari ka me Koçinë, 38 vjeçari i cili dyshohej për një sërë vrasjesh dhe u ekzekutua në një pritë të mirëorganizuar mu përpara derës së shtëpisë së tij. Madje pasi e kanë ekzekutuar autorët kanë shtënë me pistoletë 2-3 herë në ajër, shenjë se gjaku u mor, bënë të ditur burime nga grupi hetimor i Shkodrës, një ditë pas vrasjes.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›