E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder evakuohen qindra banore niveli i ujit rritet

Teksa reshjet vijojne te bien dhe me shume gjasa do te vazhdojne deri ne fundjave situata sa vjen e rendohet.

Mbi nje mije persona jane evakuuar gjate mbremjes se sotme nga fshatrat e Shkodres. Sipas Shtabit te Emergjences situata me e renduar eshte ne komunat Dajc Ana e Malit Berdice Guri i Zi dhe Bushat. Nderkohe sipas te dhenave te permbytura jane 7780 hektare toke bujqesore ndersa 1190 shtepi jane te rrethuara nga uji.

Forca te shumta te policise dhe ushtrise jane shperndare ne zonat me rrezikshmeri te larte per tu ardhur ne ndihme banoreve. Sipas te dhenave ne zone ndodhen 475 efektive te policise se shtetit dhe rreth 450 forca te ushtrise. Shtabi i emergjences beri te ditur se po evakuohen edhe 5100 bageti.

Nderkohe ministri i Brendshem Lulzim Basha u ka bere apel banoreve qe te largohen nga zonat e permbytura. Situata eshte e renduar dhe do te vazhdoje te rendohet tha ministri Basha. Sipas te dhenave edhe Harku i Berdices eshte i tejmbushur me uje duke krijuar veshtiresi te medha per qarkullimin e automjeteve qe vijne ne drejtim te Lezhes. /S.Ll/Start/

2010-12-01 2313

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›