Shkoder kapen dy te rinj me arme pa leje

Shkoder 27 tetor 2011 NOA- Dy te rinj nga qyteti i Shkodres kane rene ne prangat e policise pasi u jane gjetur arme pa leje. Gjon Binaku vjec 20 banues ne fshatin Berishe rrethi Puke u arrestua ne Vaun e Dejes pasi levizte me nje arme zjarri pistolete e tipit TT te cilen e mbante me vete pa leje. Nderkaq nje tjeter i ri i moshes 21 vjecare u arrestua Anton Narkaj banues ne fshatin Bratosh Komuna Kastrat rrethi Malesi e Madhe. Arrestimi i tij u be pasi ky shtetas ne vendin e quajtur Bajze Komuna Kastrat eshte kapur ne flagrance me nje arme te ftohte thike ne brez e cila ishte e futur brenda nje kellefi ku pas ekzaminimeve kriminalistike kategorizohet si arme e ftohte. Ndaj dy te rinjve nisen hetimet per vepren penale Armembajtje pa leje.
a.y/NOA
a.y/NOA