E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder katet e para nen uje. Masa per shmangien e epidemive

Pavaresisht se niveli i ujit ne disa lagje te Shkodres ka rene serish katet e para te shtepive apo disa segmente rrugore ndodhen nen uje. Krahasuar me nje jave me pare kur gjendja ishte tejet kritike tashme ne qytetin e Shkodres ka filluar marrja e masave per normalizimin e situates jo vetem nga vete banoret por ne vecanti dhe nga strukturat e shendetesise te cilat kane filluar shperndarjen e klorit ne te gjitha rruget ku ka patur permbytje per te shmangur epidemite e mundeshme.

Nderkohe banoret vazhdojne te jene te strehuar tek te afermit si dhe ne konviktet e qytetit. Pasi ka dhe nga ata te cilet katet e para te shtepive i kane ende nen uje. Deri tani sipas shtabit te emergjencave permbytjet ne rrethin e Shkodres kane shkaktuar vetem deme ekonomike dhe fatmiresisht nuk eshte shenuar asnje viktime.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›