Shkodër, liqeni drejt degradimit

Me pare ky liqen frekuentohej nga qytetaret shkodrane per te pushuar, por tashme numri i tyre eshte fare i vogel.
Situata mjedisore eshte problematike per ata pak qytetare qe e frekuentojne liqenin, pasi ndotja nga bagetite shpesh here u ka krijuar probleme me lekuren. Mungesa e nje plani per zhvillimin e turizmit pergjate zones turistike Shiroke-Zogaj ka bere qe kjo zone te humbe funksionin qe kishte dikur.
Liqeni i Shkodres ne territorin shqiptar ka nje siperfaqe prej 149 km katror dhe thellesi 8-9 meter.Ne te jane evidentuar 20 specie bimore dhe 123 specie shtazore.Pjesa e liqenit te Shkodres ne Malin e Zi prej vitesh eshse shpallur park kombetar dhe ndryshimi eshte i dukshem, sapo shkel ne shtetin fqinje, si per nga shumellojshmeria e shpendeve, botes shtazore ashtu dhe pastertise se ujit.