E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, nisi edicioni i radhës së festivalit mbarëkombëtar të Fëmijëve

Shkodër, 5 qershor, NOA Ka nisur të mbahet në Shkodër edicioni i 47-të i  Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

I mbajtur tradicionalisht në qytetin verior, ky aktivitet kulturor i njohur, ky festival ka sjellë gjithmonë prurjet më të bukura në muzikën shqiptare për fëmijë.

Me regji të Osman Mulës dhe prezantim të Huejda El Sajedit dhe kosovarit Driton Siqeta, edicioni i 47-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, është zhvilluar nën kujdesin e veçantë të kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Dhjetëra fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vise të tjera ku banojnë shqiptarë,  kanë shfaqur talentin e tyre në skenën e këtij festivali.

Juria e festivalit, e cila në natën finale do të përcaktojë edhe këngën fituese, është e përbëre krejtësisht nga fëmijë të moshave të ndryshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›