E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder pas debatit masakron gruan me thike

Rikthehet krimi ne familje ne qytetin e Shkodres. Burri masakron gruan me thike. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 800 te mengjesit ne lagjen qe njihet me emrin Artistikja. Burimet zyrtare te policise se Shkodres konfirmojne se 35 vjecari Gjelosh Mehmetaj ka qelluar disa here me thike bashkeshorten e tij 32 vjecare Mimoza Mehmeti. Nga plaget e marra gruaja ka gjetur vdekjen. Cifti ishte ndare pak kohe me pare ndersa ishin drejt perfundimit edhe procedurat e divorcit.

32 vjecarja Mimoza Mehmeti sipas te njejtave burime jetonte se bashku me dy femijet tek i vellai i saj. Shkak i ndarjes se ciftit ka qene dhuna e vazhdueshme qe bashkeshorti ushtronte ndaj viktimes. Ai kishte mberritur ne banesen e kunatit te tij per te festuar ditelindjen e djalit nderkohe qe pas nje debati te ashper verbal ka goditur disa here me thike 32 vjecaren Mimoza Mehmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›