E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, studenti plagos me thikë një 50-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Studenti 20 vjeçar Shkëlzen Mërkuri, ka plagosur me thikë 50-vjeçarin Agim Doci.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë konviktit të Shkollës Pyjore të qytetit të Shkodrës.

50-vjeçari. I cili është në rrezik për jetën, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, për ndihmën e duhur mjekësore.

Janë ende të paqarta motivet apo rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›