E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder tentoi te grabise nje banese arrestohet 21-vjecari

Policia e Shkodres gjate nje operacionit te ndermarre ne oret e para te mengjesit ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit
Renato Malocaj 21 vjec banues ne fshatin Trush te Shkoder pasi ky i fundit tentoi te hynte me force ne nje banese per ta grabitur ate. Arrestimi i tij u be pasi 21-vjecari nje dite me pare rreth ores 20.00 ne fshatin Mali i Jushit ka tentuar te hyje me force i armatosur me arme zjarri automatik Mod.56 ne banesen e shtetases M. G. 61 vjece banuese ne po kete fshat.
Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca e policise te cilat kane rrethuar autorin i cili urdherit te policise per tu dorezuar i eshte kundrapergjigjur me arme zjarri duke qelluar ne drejtim te forcave policore. Si pasoje e shkembimit te zjarrit mes forcave te policise dhe 21-vjecarit Renato Malocaj ky i fundit eshte plagosur lehte ne kemben e djathte dhe i eshte dhene ndihma e duhur mjeksore prane Spitalit Rajonal Shkoder pa rrezik per jeten.
Nderkohe policia ka bere te mundur sekuestrimin ne cilesine e proves materiale i armes se zjarrit tip automatik sebashku me tre kreher me fisheke.
Gjithashtu veprimet e duhura proceduriale dhe materialet ne ngarkim te shtetasit Renato Malocaj i kaluan per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te Vrasje ne rrathana cilesuese e mbetur ne tentativeProdhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake si dhe Vjedhje e mbetur ne tentative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›