Shkodër, tentojnë të grabisin argjendarinë, plagosin vëllain e pronarit
Një tentativë grabitjeje, me pasojë plagosjen me armë të një personi, është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në një prej argjendarive që ndodhen në lagjen “Rus”.
Mësohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në argjendari dhe kanë tentuar të merrnin bizhuteritë. Pronari i argjendarisë dhe vëllai i tij, Mithat Caku, kanë bërë rezistencë. Grabitësit kanë qëlluar disa herë me armë, duke plagosur në këmbë Mithat Caku dhe më pas janë larguar me vrap nëpër rrugicat e kësaj lagjeje.
Burimet policore kanë deklaruar se janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa janë sekuestruar edhe kasetat e kamerave të sigurisë, të instaluara brenda argjendarisë.
13 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Shkodër, tentojnë të grabisin argjendarinë, plagosin vëllain e pronarit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip