E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder tritol ne shtepine e te denuarit

Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e së dielës në Shkodër, në shtëpinë e braktisur të shtetasit Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Për fat të mirë, eksplozivi shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi në banesë prej një viti nuk jetonte më askush.

Sipas policisë që po heton për autorët e mundshëm të kësaj vepre, pista më e mundshme është ajo e hakmarrjes, pasi Tafili u dënua në mars 2011 me burgim të përjetshëm, për vrasjen e vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Emri i Tafilajve është i njohur për drejtësinë dhe për qytetin e Shkodrës që prej vitit 2000, kur babai i tij, Bahri Tafili dhe koloneli i policisë, Arben Zylyftari, mbetën të vrarë në një aksion të policisë.

Djali i madh i familjes, Genc Tafili, gjithashtu është duke vuajtur një dënim të gjatë prej 25 vitesh burgim, si bashkëautor për vrasjen e Zylyftarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›