E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder uji drejt qendres

Uji i liqenit te Shkodres vazhdon te perparoje drejt qendres se qytetit. Brenda 24 oreve bregu i liqenit ka avancuar me rreth 300 metra duke e bere situaten edhe me dramatike.

Lagjet e permbytura ne qytetin e Shkodres jane ne emergjence humanitare. Me mijera familje jane bllokuar ne katet e larta te pallateve pa energji elektrike dhe ne mungese te mjeteve elementare te jeteses.

Per tu furnizuar ata duhet te levizin me keto varka te cilat i kane kthyer rruget dhe rrugicat ne nje Venecia. Demtimet ne banesat e zones se Tophanes dhe Xhabijes nderkohe uji eshte afruar ne zonen e quajtur pesekateshi me ure.

Banoret e zones duket se shqetesimin me te madh kane sigurimin e mjeteve per te jetuar.Mengjesin e sotem prane dyqaneve dhe magazinave qe ndodhen ne zonen e permbytur jane vendosur policie per ti ruajtur.

Frika e grabitjeve per shkak te kushteve te keqija eshte evidente nderkohe qe per shume familje apo persona qe e kane te pamundur te kaloje ujerat qe kane krijuar shume thellesi situata eshte akoma me e keqe.

Dyqanet dhe magazinat ne hyrje te qytetit jane braktisur dhe jane marre nen ruajtje nga policia. Nderkohe jane me dhjetra automjete qe kane mbetur ne rruge nen uje.

Ne nje vend eshte krijuar nje port i vogel dhjetera varka te vena ne dispozicion nga ushtria bejne transportimin e njerezve dhe mallrave nderkohe edhe banoret qe kane varka ne pronesi kane nisur te punojne si taksi. Shume njerez presin ne kete port te improvizuar per te shkuar drejt banesave te tyre pasi kane marre furnizime.

Shkodra po kalon ditet me te keqija te historise se saj. Nje pjese e mire e qytetit eshte paralizuar teresisht nga ujerat. Ende nuk ka ndonje llogaritje te demeve por ne qytet ato jane te shumta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›