Shkoder vriten babe e bir

Babë e bir mbetën të vrarë gjatë pasdites, në qytetin e Shkodrës, në një ngjarje tjetër që duket se ka si sfond hakmarrjen.
Frederik dhe Jurgen Marku, përkatësisht 46 dhe 22 vjeç, mbetën të vdekur në vend, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri automatiku, pranë spitalit rajonal të kryeqendrës së veriut.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, viktimat nga Thethi ishin duke udhëtuar në një automjet, kur ndaj tyre u qëllua në një pritë.
Aktualisht, policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje tragjike.
Dy javë më parë, VrasjeVrasje në Orikum10 mijë euro për kriminelin Gjakmarrja, plumba ndaj 2 vëllezërve në Shkodër në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës, dy vëllezër u qëlluan dhe njëri prej tyre ndërroi jetë, pas një prite në oborrin e shtëpisë, përsëri për arsye gjakmarrje.
Në dhjetë ditët e fundit, vendi është përgjakur nga një seri vrasjesh për motive xhelozie, arsye grabitje apo hakmarrje, të ndodhura në Tirane, Orikum, Fier, Lushnje dhe qytete të tjera. Vrasje
Vrasje në Orikum
10 mijë euro për kriminelin
Gjakmarrja, plumba ndaj 2 vëllezërve në Shkodër