E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/Kanabis në fshat, pranga kryekomunarit

Mos kallzimi në polici për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike ka çuar në burg kryeplakun e fshatit Koman, në komunën e Temalit, në rrethin e Shkodrës.
Ndërkohë që në prangat e policisë është venë edhe një tjetër person. Dy të ndaluarit janë Josif Gjonej, 47 vjeç, lindur në Koman dhe banues në Temal, kryeplak i fshatit Koman dhe Aleks Gjonej, 34 vjeç, banues po në këtë fshat.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, kryeplaku i fshatit Koman u vu në pranga me akuzën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "moskallzimit të krimit" në lidhje me mos kallzimin për tre parcelat me kanabis, të gjetura në territorin që ai mbulon si kryeplak.
Ndërsa, arrestimi i shtetasit Aleks Gjonej u bë për veprën penale të "kultivimit të bimëve narkotike".
Një ditë më parë forcat e Policisë Pukë, gjetën dhe asgjësuan rreth 600 rrënjë bimë narkotike, kanabis sativa, e cila kultivohej në tre parcela.
Bima narkotike kultivohej në vendin e quajtur "Bjeshkët e Komanit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›