E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shkodra e traditës mirëpret “Këngë Moj”/ Qyteti kalon një mbrëmje të bukur

Rrugëtimi i Maratonës “Këngë Moj” vijoi në Shkodër, me qëllimin e vetëm për të dhuruar një natë të paharruar për të gjithë.

Mijëra qytetarë u mblodhën pranë skenës së ngritur në shesh për të shijuar ritme popullore dhe moderne.

Këngëtarët më në zë krijuan një atmosferë elektrizuese dhe dëfryen së bashku me publikun, që nuk u lodh për minuta me radhë.

E organizuar nën kujdesin e veçantë të Bashkisë së Shkodrës, nata shkodrane do të shijohet edhe nga shtëpia në ditët në vijim vetëm në ekranin e “Vizion Plus”.

Ndërkohë, Maratona “Këngë Moj”, një produksion i “Vizion Plus”, ju fton në ndalesën e radhës, në Gramsh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›