E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodra, kryeqendër e vizitorëve këtë fundvit


TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Shkodra është kthyer në kryeqendrën e vizitorëve këtë fundvit, kjo edhe për shkak të diversitetit që bashkia ofron.

Pedonalja e Shkodrës, një nga atraksionet më të vlerësuara turistike, ku bashkohet e kaluara me të tashmen, çdo mbrëmje po mbushet plot nga qytetarët e saj, por edhe të kthyerit pranë gjirit të familjes për të festuar festat e fundvitit.

Nuk mungojnë as turistët e huaj këto mbrëmje dhjetori dhe as ata të ardhur nga qytetet e tjera.

“Atmosferë, njerëz, ndjehet shpirti i festës. Kam ardhur nga Greqia. Kemi pasur nevojë për kushtet që bashkia ofron sot. Është shumë bukur”, theksojnë ata.

Brian Fitzgerald, një veteran lufte nga Happy Valler, Oregon, SHBA ka mbërritur një muaj më parë në Shqipëri.

“Jam në Shqipëri prej një muaji dhe kam udhëtuar kudo. Shkodra është qyteti i preferuar për mua dhe ndaj kam vendosur të transferohem këtu. Jam një veteran lufte. Po e adhuroj këtë qytet”, tregon ai.

Për Brian, Panairi i Krishtlindjeve në Shkodër është më i mrekullueshmi që ai ka parë ndonjëherë.

“Ne kemi disa ngjarje të shkëlqyera me tematikë Krishtlindjesh në SHBA, por asgjë si kjo. Njerëzit janë të ngrohtë dhe të sjellshëm. Unë jam thjeshtë i bekuar që jam në këtë qytet”, thotë ai.

Ai inkurajon edhe të huaj të tjerë të vijnë të vizitojnë Shkodrën.

“Është e mrekullueshme gjithçka këtu”, shprehet më tej.

Qytetarë të tjerë theksojnë se organizimi i panairit këtë fundvit është më i miri ndonjëherë.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›