Shkodra “kryeqyteti” i biçikletave
Shkodranet shprehen se për te kryer nevojat e përditshme ata preferojnë te përdorin biçikletat, edhe ne rastet kur kane një makine ne shtëpi pasi sipas tyre, me biçiklete lëviz me lehtësisht por edhe kursen kohe. Sot kryeqendra e veriut e ruan traditën, duke numëruar mbi 35 mije biçikleta, e madje ka edhe nga ato familje qe disponojnë nga 2 te tilla. Një nga specialistet e biçikletave ne Shkodër, Ruzhdi Muriqi, ish trajner për 30 vite me ekipin kombëtar te çiklizmit thotë se e ushtron këtë profesion tashme prej 50 vitesh. Ai ka një dyqan ne hyrje te qytetit e çdo dite pret klientë te ndryshëm qe vijnë për te riparuar biçikletat, kryesisht te rinjtë. Biçikleta, ky mjet lëvizës, është i dashur për shkodranët, por edhe mjaft i leverdishëm. Historia e përdorimit te saj daton qe ne vitin 1907, nga një i huaji i cili injektoi tek shkodranet maninë për te lëvizur me këtë mjet. Ish-konsulli suedez ne atë kohe, ne vend te makinës zgjodhi për te vizituar Shkodren pikërisht me biçiklete. Për shkodranet, biçikleta është pazëvendësueshme dhe duket se do te mbetet e tille edhe për shume kohe.