E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodra ndez dritat e festave, Beci: Qyteti e meriton të kalojë një atmosferë gëzimi

Dritat u ndezën dhe Shkodra rrezëllin nga atmosfera.

Dhjetëra qytetarë i’u bashkuan ceremonisë mbrëmjen e së premtes ndërsa kryebashkiaku Benet Beci përcolli ftesën që të gjithë të gëzojnë në Shkodër këtë fundvit.

“Është frymëzimi më i madh për mua që ta bëj Shkodrën qytetin për fëmijë të lumtur, rininë e lumtur, për të gjithë shkodranët e lumtur por kësaj radhe edhe Shqipërinë ta kthejmë në Shkodër.”

Gjatë të gjithë muajit dhjetor, kryeqendra e veriut ka planifikuar një kalendar të pasur aktivitetesh, deri në natën e ndërrimit të viteve.

Ftesa “G’zo në Shkodër” u përcoll edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shpërndau në rrjetet e tij sociale, pamjet e shndërrimit festiv të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›