E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkodra nën tingujt e jazz-it, prej 12 gushtit e deri në 1 shtator

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Shkodra Universal Sounds do të sjellë një mozaik muzikor në qytetin e Shkodrës, i cili përfshin: “Shkodra Jazz Festival”, “Rrok Academy” dhe “Shkodra Sound”.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit shkroi në një postim në rrjetet sociale se këto aktivitete do të shtrihen prej 12 gushtit e deri më datën 1 shtator. Shkodra Jazz Festival vjen në vitin e tij të 15-të, ndërsa ruan me fanatizëm traditën dhe jetëgjatësinë ndër vite.
“Përjetoni një atmosferë ndryshe, me tinguj unikë në veriun e Shqipërisë”, shkroi ministri Blendi Gonxhja.

Aktivitetet muzikore do të zhvillohen në pika të rëndësishme të qytetit, si sheshi para bashkisë apo oborri i Muzeut Historik të Shkodrës (Banesa Oso Kuka). Ky aktivitet mbështetet nga Bashkia Shkodër, MEKI si dhe ka bashkëpunëtor të saj Institutin Italian të Kulturës Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›