E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha sot lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian i Sportit 2025.

Beci u shpreh se “ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”.

Pritet që qyteti i Shkodrës të ketë një seri aktivitetesh që do ta shndërrojnë vitin e ardhshëm në një qendër të madhe kampionësh në shumë disiplina sportive.

Nga aktiviteti në Bruksel ku Shkodra u shpall Qyteti i Sportit 2025 1 nga 6

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›