E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkoi në GJKKO si vëzhgyes, gjykata nuk lejon avokatin amerikan të Veliajt që të ndjekë seancën

Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek në rolin e vëzhguesit çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk është lejuar që të jetë prezent në seancën e Apelit.

Roberts është përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP. Seanca për Veliajn ka nisur në Apelin e Posaçëm, ndërsa kryebashkiaku kërkon lirimin nga burgu rreth 1 muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Ditën e djeshme ekipi i avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt. Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.

Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot”, tha ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›