E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkolla “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, Rama: Më shumë terrene për disiplinat sportive

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e shkollës së mesme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, ku po investohet për të shtuar terrenet sportive për nxënësit. Sipas kryeministrit, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shtimi i terreneve sportive vjen si një mundësi që u jepet të rinjve për t’u ushtruar më tepër në disiplinat sportive.

Programi “Ekipet sportive në shkolla” i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare. Më herët, Rama është shprehur se “vetëm këtë vit shkollor do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”.

“Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program. Ky program ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë. Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale. Me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla janë gjallëruar të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive”, është shprehur Rama.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›