Shkolla e re “Gjokë Doçi” në Mallakastër gati për të pritur pritur nxënësit në kushte dinjitoze

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Shkolla e re “Gjokë Doçi” në Mallakastër është gati të hapë dyert për mbi 300 nxënës e mësues.
Ky objekt i ri arsimor është ndërtuar me klasa e laboratorë funksionalë, si dhe me palestër moderne, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për mësimdhënie cilësore dhe aktivitete jashtëshkollore.
Investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Mallakastër, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga shkolla e re ”Gjokë Doçi” në Mallakastër.
Shkolla “Gjokë Doçi” pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit në zonë, duke u ofruar nxënësve hapësira bashkëkohore dhe mundësi më të mira për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të tyre.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbështetje të komunitetit dhe në krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj.
/e.i/a.f/r.e/