Shkolla e re “Mersin Duqi” në Bërzhitë, mjedise të reja në shtator për 150 nxënës

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare dhe e mesme e bashkuar “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, njësia administrative Bërzhitë, do të presë në shtator nxënësit me mjedise të reja.
Ky investim do të ofrojë ambiente të sigurta dhe të denja për një arsimim cilësor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Rama bëri të ditur sot se “kjo shkollë do të mirëpresë nxënësit e saj me hapësira moderne, palestër të re, klasa bashkëkohore dhe sistem të ri ngrohjeje”. “Shkolla, e transformuar tërësisht, do të ofrojë mjedise të sigurta dhe dinjitoze për një arsimim cilësor”, tha Rama.Kjo shkollë do të krijojë kushte bashkëkohore për rreth 150 nxënës, si dhe për fëmijët e kopshtit dhe të nivelit parashkollor.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.
/k.s/r.e/a.f/